TVO - Televizioni opinion - Lajmet
 

Lajmet

.:: www.Dardania.com ::.
 
Faqja kryesore
Shiko live
Shiko lajmet
Emisionet
Skema programore
Rreth nesh
Marketing
Reklamat
Foto-reklamat
Teletext
Lajmet
Sport
Moti
Horoskopi
Rrjeti televiziv SMS falas Galeria

 .

  Ne nje aksident komunikacioni humb jeten nje person

 

Therande, 23 korrik 2008

Ne fshatin Gelanc te Therandes, si pasoje e nje aksidenti ne komunikacion ka humbur jeten nje person, ndersa dy te tjere kane marr lendime trupore.

 

  Qytetaret ankohen per cmime te larta te artikujve ushqimore

 

Prizren , 23.07.2008

Qytetaret prizrenas ankohen per cmime te larta te artikujve ushqimor te nevojshem ngase gjendja ekonomike ne familjet e tyre eshte tejet e rende. Ata thane se cmimet jane tejet te larta karshi pagave dhe pensioneve qe marrin. Nga ana tjeter disa nga tregtaret cmimet e artikujve qe I shesin I vleresojne jo te larta mirepo ka prej atyre qe pajtohen me qytetaret mirepo arsyetohen se edhe vet punojne sa per buken e gojes.

 

  Rrufeja la ne terr komunen e Malisheves

 

Malisheve 23.07.2008

Shiu i rrembyeshem, i percjelle me erera te forta dhe me rrufe, ka bere qe komuna e Malisheves, qe nga oret e mbremjes se djeshme te mbetet teresisht ne terr, pasi rrufeja ka goditur largpercuesin 35 kilovatesh te linjes Rahovec-Malisheve.

 

  Biblioteka ne Prizren shembull per bibliotekat tjera ne Kosove

 

Prizren , 23.07.2008

Biblioteka nderkomunale ne Prizren eshte shembull pozitiv per te gjitha bibliotekat tjera ne tere Kosoven edhe pse gjendet ne rrethana jo te pershtatshme per pune, mirepo fal angazhimit dhe punes se palodhshme te drejtuesve te saj, jane arritur rezultate te larta, tha sot ne Prizren drejtori i Bibliotekes Kombetare te Kosoves, Sali Bashota.

 

  Prizrenasit tregojne se jane adhurues te teatrit

 

Prizren , 23.07.2008

Para shume adhuruesve te teatrit mbreme ne shtepine e kultures u shfaq preimiera e komedise "Voto per Vete" me autor Shkelzen Halimi dhe me regji te Luan Kryeziut. Kjo komedi per tematike kishte menyren e votimit jo real dhe punen e lidereve politik ne Kosoves gjate zgjedhjeve. Komedia nderkaq u vleresua mjaft nga qytetaret te cilet e percollen.

 

  Grevisteve te ish-RTP-se u premtohet shqyrtim i kerkesave ne parlament

 

Prishtine, 23 korrik 2008

Ish punetoret e Radio Televizionit te Prishtines (RTP), te cilet kane hyre ne diten e 19 te greves, kerkuan te merkuren nga Qeveria e Kosoves qe te ndermarr hapa me te pershpejtuar per plotesimin e kerkesave te tyre, pasi qe gjendja e tyre shendetesore eshte perkeqesuar.

 

  Rexhepi: Vendosja e maunave ka qene gabim i autoriteteve qendrore dhe i menaxhmentit te "Trepces"

 

Mitrovice, 23 korrik 2008

Kryetari i komunes e Mitrovices, Bajram Rexhepi tha te merkuren se protestat e qytetareve per largimin e maunave jane legjitime, meqe ata jane te shqetesuar per shendetin e tyre si dhe vendosja tyre ne kete qytet ka qene gabim i autoriteteve qendrore dhe i menaxhmentit te "Trepces".

 

  Ka perfunduar afati i pare per pranimin e studenteve te ri ne UP

 

Prishtine, 23 korrik 2008

Afati i pare i provimit pranues per studentet e ri ne Universitetin e Prishtines (UP) per vitin akademik 2008/09 ka perfunduar, ndersa numri i pergjithshem qe kane aplikuar eshte 14.076 kandidate, prej te cileve testin e kane kaluar 8970, ka thene per Kosovapress Luan Ahma, prorektor per ceshtje arsimore ne Rektoratin e UP-se.

 

  Geekie: E pamundur te vazhdohet me tej me leshimin e dokumenteve te udhetimit

 

Prishtine, 23 korrik 2008

Vetem nje jave pas fillimit te aplikimit per pasaportat e Republikes se Kosoves, administrata e UNMIK-ut konfirmon se tani nuk do te leshoje dokumentet e udhetimin per qytetaret e vendit tone.

 

  Institucionet pergjegjese nuk dine nese Karaxhiq dhe Mlladiq kane qene ndonjehere ne Kosove

 

Prishtine, 23 korrik 2008

Zyrtaret e UNMIK-ut kane thene se nuk mund te garantojne nese te kerkuarit e Tribunalit te Hages per krime lufte, Radovan Karadxhiq dhe Ratko Mlladiq, nuk kane qene ne Kosove me ndonje identitet te rreme.

 

  Prangosen kosovare me pasaporta te falsifikuara

 

Podgorice 23.07.2008

Kosovaret M.S. dhe B.A. jane arrestuar nga pjesetaret e policise kufitare malazeze ne vendkalimin Shqepan Pole, mes Malit te Zi dhe Bosnje e Hercegovines, gjate tentimit te kalimit te kufirit me pasaporta te falsifikuara, njoftoi Drejtoria e policise malazeze.

 

  Zanier: UNMIK-u deshiron te ruaje paqen dhe stabilitetin ne rajon

 

Beograd, 23 korrik 2008

Ministrat serbe Vuk Jeremiq dhe Goran Bogdanoviq gjate takimit me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanier, kane ritheksuar qendrimin e Beogradit zyrtar se rikonfigurimi i misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove duhet te jete ne perputhje me Rezoluten 1244 dhe se kerkon miratimin e Keshillit te Sigurimit.

 

  "Zgjohu" i kerkon Shkupit zyrtar te njohe Kosoven

 

Shkup, 23 korrik 2008

Levizja Qytetare "Zgjohu" nga Shkupi ka kerkuar nga Qeveria e Maqedonise qe menjehere ta njohe shtetin e Kosoves, duke u bashkerenditur me aleatet dhe miqte perendimore.

 

  Serbia iu kthehet vendeve qe njohen Kosoven

 

Beograd, 23 korrik 2008

Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremiq tha te merkuren se vendi i tij deshiron te riperterije lidhjet diplomatike me vendet e Bashkimit Evropian te cilat e kane njohur pavaresine e Kosoves.

 

  Presidenti Topi dorezon flamurin tek ekipi olimpik shqiptar

 

Tirane, 23 korrik 2008

Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, i ka dorezuar te merkuren flamurin kombetar skuadres olimpike shqiptare qe do te marre pjese ne Lojerat Olimpike, ne Pekin nga data 8 deri 24 gusht.

 

  BE suspendon qindra miliona euro ndihme per Bullgarine

 

Bruksel, 23 korrik 2008

Bashkimi Evropian ka suspenduar ndihmen per Bullgarine, te vlefshme prej disa qindra milione euro, per shkak te shqetesimeve lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

 

  Spanje, konfiskohen 4.2 tone hashash

 

Madrid, 23 korrik 2008

Policia spanjolle ka konfiskuar te merkuren 4.2 tone hashash gjate nje operacioni ne pjesen jugore te vendit, me c'rast jane arrestuar nente persona.

 

  Rojters: Gjykim i shpejte per Karaxhiqin

 

Londer, 23 korrik 2008

Gjykatesit e Tribunalit do te tentojne te zbatojne gjykim te shpejte per Radovan Karaxhiqin dhe t`i evitojne proceset e ngadalshme nga e kaluara, ben te ditur te merkuren agjencia Rojters.

 

  Miqte tane serbe synojne te na bejne te paligjshem, thote Kushner

 

Paris, 23 korrik 2008

Eshte befasuese qe Serbia ka ndermend te kerkoje qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage te shprehet per legalitetin e shpalljes se pavaresise se Kosoves, ka thene ministri i Jashtem i Frances, Bernar Kushner.

 

  Irani nuk heq dore nga programet atomike

 

Teheran, 23 korrik 2008

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, tha te merkuren se vendi i tij nuk do te leshoje pe ne mos marreveshjet rreth programeve berthamore.

 

Shqip        ׀        English

      Copyright © 2002 - 2007  l  Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  www.tv-opinion.com   l  Powered by www.Gnaf.de