Shqiperia eshte pergatitur per kete sezon veror, thote ministri Pango

   

Prishtine, 9 maj 2008

Ministri i Turizmit te Shqiperise, Ylli Pango, te premten ne Prishtine ka deklaruar se qeveria shqiptare me shume se cdo vit tjeter ka bere pergatitjet maksimale per sezonin e sivjetme turistik, ku ne dispozicion do te jene me shume se 900 hotele, shtepi dhe fshatra turistike me kushte shume te mira.